Futboll

Video/ Tifozi i vogël i sëmurë e ka idhull, Armando Broja e lumturon me dhurata

Gazeta Si – Armando Broja është një lojtar i madh edhe jashtë fushe. Një gol ndoshta më të bukur se ata që shënon në fushën e blertë, sulmuesi i Kombëtares ia ka dedikuar vogëlushit Çarli Breding, tifozit të Suothemptonit që idhull ka pikërisht shqiptarin.

Çarli vuan që në lindje nga një sëmundje e gjymtyrëve dhe skolioza, ndërsa frymëzimi i tij vjen nga ekipi i zemrës, Suthemptoni, dhe veçanërisht nga Broja, të cilin e do shumë.

Pasi i kishte dërguar më parë nje video-mesazh, kur vogëlushi ishte në spital, Broja vendosi ta takojë nga afër fansin e tij special dhe t’i bëjë një dhuratë speciale, fanellën e Southemptonit me emrin e tij.

Momente shumë të bukura për tifozin e vogël, që ka bërë edhe disa foto me idhullin e tij, siç shihet në një video të postuar nga klubi anglez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë