Ngjarje

(Video) Tifozët e Beshiktashit dhunohen në mes të Tiranës, grushte e shkelma në kryeqytet pas ndeshjes

Ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit mbrëmjen e djeshme, veç asaj të dy skuadrave pati një pragndeshje dhe një post ndeshje të dhunshme, e cila ka kaluar dhe degjeneruar në sherre masive në rrugët e kryeqytetit.

Në fillim ishin tifozët e Beshiktashit, të cilët në pamje të parë dukej një sulm ndaj tifozërisë shqiptare të pranishme në “Air Albania” edhe pse vetë përfaqësues të skuadrës turke mbrëmjen e djeshme deklaruan se acarimi i tifozërisë së Beshiktashit erdhi me disa turq të pranishëm tek tifozëria e Tiranës në tribunën karshi me fanellat e Fenerbaches apo Gallatasarait, dy skuadrat e tjera rivale në Turqi të ekipit dhe tifozërisë së Beshiktashit.

Gjithsesi, turma për pak doli nga kontrolli në prag të ndeshjes, e cila pati një vonesë disaminutëshe. Por, gjithsesi acarimi i miqve në Tiranë dhe hedhja e sendeve prej tyre paralajmëroi akte të dhunshme edhe në përfundim të ndeshjes ku siç duket nga pamjet janë disa grupime tifozësh, të cilët dhunojnë tifozërinë turke në për qytet.

Akte huligane, të cilat janë reklamuar edhe nga faqet e tifozërive ultra apo huligane europiane, kryesisht lindore, të cilat janë të njohura për publikimin e skenave të tilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë