Mesfushori 24-vjeçar austriak, Valentino Lazaro u kthye në protagonistin e kësaj fundjave pasi shënoi një gol të pabesueshëm për të ndihmuar Monchengladbach në sfidën ndaj Bayer Leverkusen e vlefshme për javën e 7- të të “Bundesliga” në Gjermani. Lazaro mund të mos ishte futbollisti më i famshëm në fushë, por goli i tij ishte thjesht fantastik dhe video e golit arriti të bëhej menjëherë virale duke u shpërndarë kudo.
Mesfushori, i cili është i huazuar nga Interi, prodhoi në numër të rrallë, kur ndeshja ishte 4-2 dhe po luhej minuta e 4 e shtesës kur realizoi një kryevepër me thembër, fluturimthi duke e dërguar për çudinë e të gjithëve (por edhe për çudinë e vetë lojtarit ) më rrjetë për të befasuar portierin e Leverkusen. “O Zot i madh! A keni parë ndonjë gol më të çmendur se ky?”, – bërtiste komentatori i takimit në momentin e golit. “Është gjëja më fantastike që me kanë parë ndonjëherë sytë”.
Goli ishte shumë i ngjashëm me atë të shënuar nga Olivier Giroud me Arsenalin ndaj Crystal Palace e që fitoi më pas çmimin “Puskas 2017”, trofeu i FIFA-s për golin më të bukur të planetit. Duke folur për mediat pas ndeshjes, Lazaro e pranoi se ai nuk e kishte idenë se çfarë po bënte ekzaktësisht në atë moment. “Mendoj se isha me fat, por sigurisht që u përpoqa të godas topin në çdo mënyrë në atë moment. Jam shumë i lumtur”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




