Teuta e ka nisur sezonin e ri me trofe, duke mposhtur në finalen e Superkupës së Shqipërisë skuadrën e Tiranën, me rezultatin 2-1.

Ndeshja ka nisur shumë mirë për Teutën që ka qenë dominues mbi kundërshtarin në minutat e para dhe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën e 21-të, duke përfituar nga një gabim i portierit Ilion Lika. 40 vjeçari nuk ka mundur të grushtojë goditjen e dënimit të Avdylit, duke i lënë topin Hebajt që e shtyn në rrjetë me lehtësi. Loja e mirë “djemve të detit” vazhdon të cilët janë superior në lojë, krijojnë raste por nuk arrijnë të finalizojnë. Kur dukej se Tirana kishte në kontroll lojën, Teuta shënoi edhe golin e dytë në minutën e 34-të, falë një 11 metërshi të akorduar nga Enea Jorgji. Lika gjen krahun e penalltisë, duke e grushtuar topin, mbi të cilin arrin i pari Hebaj që realizon dopietë personal. Me këtë rezultat mbyllet fraksioni parë i ndeshjes.

Pjesa e dytë fillon me Tiranën në sulm, duke krijuar lojë në krahun e majtë me iniciativat e Muçit dhe Ismajlgecit, por munguan gjuajtjet në portë, të bllokuara nga prapavija e skuadrës durrsake. Këmbëngulja dhe loja më e mirë e kryeqytetasve konkretizohet me golin e Vrapit në minutën e 75-të, me lojtarin që goditi fort brenda zonës, pa i lënë asnjë mundësi reagimi Frashërit. Zëvendësimet e Egbo dhe dalja me karton të kuq e Arapit i dhanë tjetër ritëm bardhebluve, por rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe Teuta bëhet fituesi i Superkupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020.

Superkupa e Shqipërisë e luajtur në “Elbasan Arena” ka shënuar startin e sezonit të ri, me Kategorinë Superiore që do të nisë me 12 shtator me ndeshjen Tirana-Kukësi.
TIRANA-TEUTA 0-2
Golat: 77′ Vrapi / 21′, 35′ Hebaj
Tirana: Lika, Vangjeli, Toli (71′ Nuriu), Najdovski (64′ Kale), Ismajlgeci, Batha (42′ Muça), Çelhaka, Torasa, Halili, Muçi, Kobinah (71′ Vrapi). Trajner: Emanuel Egbo
Teuta: Frashëri, Kuros, Hoxha, Arapi, Todorovski (46′ Hrjeliç), Aleksi, Avdyli, F. Beqja (46′ Gruda), L. Vila (58′ Krasniqi), E. Vila, Hebaj (68′ Beqaj). Trajner: Edi Martini
Kartonat e verdhë: Najdovski, Kobina, Kale, Vrapi, Ismajlgeci / Hrjeliç, Gruda, Arapi, Hoxha
Kartonat e kuq: Arapi
Gjyqtar: Enea Jorgji
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




