Kupa e Shqipërisë njeh skuadrën e parë gjysmëfinaliste. Ajo është Teuta, që ka eliminuar Skënderbeun, duke i fituar të dyja ndeshjet çerekfinale me të njëjtin rezultat, 1-0.
Pas fitores 0-1 në Korçë dy javë më parë, sot durrsakët përsëritën veten në stadiumin “Elbasan Arena”. Përsëri goli i fitoren mban firmën e Rubin Hebajt, por këtë radhë nga pika e bardhë e penalltisë, që u kontestua jo pak nga korçarët.
Teuta avancon më tej në Kupë, ku tri skuadrat e tjera gjysmëfinaliste do të përcaktohen ditën e enjte. Laçi përballet me Egnatian pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Vllaznia është thuajse e kualifikuar pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë në Vlorë, ndërsa derbi Partizani-Dinamo në mbrëmje nis krejtësisht i hapur. Dy javë më parë dy skuadrat kryeqytetase barazuan 1-1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




