Futboll

Video/ Teuta dhe Vllaznia nuk e dëmtojnë njëra-tjetrën, Laçi i Josës ‘fluturon’

Barazim 1-1 me Teutës dhe Vllaznisë në stadiumin “Elbasan Arena”, në një ndeshje të mbushur me episode, por në fund të dyja skuadrat, ashtu si në fazën e parë, kanë ndarë nga një pikë, duke mos e dëmtuar njëra-tjetrën.

Sulmuesi kryesor i Vllaznisë, Aralica, e la skuadrën me 10 lojtarë që në pjesën e parë, pasi u dëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Dajës. Në fillim të pjesës së dytë, duke përfituar nga superioriteti numerik, Teuta shënoi me anë të maqedonasit Gjiorgiev.

Megjithatë, durrsakët nuk mundën ta ruanin avantazhin. Liridon Latifi barazoi shifrat 20 minuta para fundit, duke i dhënë një pikë të rëndësishme Vlaznisë, që për mënyrën si shkoi ndeshja, është e kënaqur me barazimin. Renato Arapi debuton kështu me 1 pikë në stolin e Teutës, që renditet e 5-ta me 14 pikë, ndërsa shkodranët kanë 17 pikë dhe mbajnë vendin e 3-të.

Një ndeshje shumë të mirë ka bërë sot Laçi i Mirel Josës, që ka mundur 5-0 Dinamon. Vetë rezultati flet qartë për atë që ndodhi në fushë, me kurbinasit që kanë shpartalluar ekipin kryeqytetas dhe tashmë janë ngjitur në vend të 4-t, me 15 pikë. Dinamo edhe një herë ka vërtetuar se ka probleme serioze në këtë rikthim të saj në elitë.

Abissnet Superiore, java e 11-të
Sot
Teuta-Vllaznia 1-1
Laçi-Dinamo 5-0
Të shtunën
Egnatia-Tirana
Kastrioti-Kukësi
Partizani-Skënderbeu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë