Nga Gazeta Si- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter ka goditur Marokun në orët e vona të së premtes. Deri më tani është raportuar se mbi 1000 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.
🚨 #BREAKING | #Morocco | #earthquake | #Marrakech |#الزلزال | #المغرب
— Bot News (@BotNews18) September 9, 2023
The moment a building completely collapsed following the earthquake that struck Morocco a short while ago. pic.twitter.com/9n22NfiC8F
Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.
Right now, there's an earthquake with a magnitude of 6.5 & 6.8 in 🇲🇦 Morocco
— Bozok (@BozokSncagi) September 8, 2023
A friend in Casablanca says we're still shaking
The earthquake is coming from the ocean
May Allah help them.
——————#Fas #Morocco #Marokko #erdbeben #earthquake #Rabat #Casablanca #Marrakech #deprem pic.twitter.com/mHcITJVxxx
Tërmeti ra në orën 23:11 me orën lokale. Pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë.
BREAKING: Multiple buildings collapsed and damaged after massive earthquake hits Marrakesh, Morocco pic.twitter.com/fi6DEVfNXS
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) September 8, 2023
Disa video në platformën X tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe rrugë të çara të mbushura me rrënoja. Shumë njerëz dolën të alarmuar në rrugë dhe kaluan natën jashtë nga frika e pasgoditjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



