Futboll

Video/ Tërbohet trajneri i Veselit, heq këpucën dhe ‘kërcënon’ lojtarin e tij

Gazeta Si – Janë ndeshje vendimtare dhe nuk pranohet asnjë moment shpërqendrimi, apo ulje e ritmit. Për këtë arsye, trajneri i Salernitanës, Davide Nikola, nuk i ka mbajtur dot nervat pas një gabimi të lojtarëve të tij.

Gjatë ndeshjes me Fiorentinën, ku Salernitan e Frederik Veselit fitoi 2-1, Niklola ka reaguar në një mënyrë shpërthyese. Ai ishte aq nervoz, sa hoqi njërën këpucë dhe ‘kërcënoi’ lojtarin që gaboi në një moment.

Skena u përsërit në fundin e ndeshjes, kur mbrojtja e Salernitanës rrezikoi shumë pas një gjuajtjeje kros të Odriozolës, ku për fat të mirë, Piatek nuk arriti të devijonte saktë. Nikola hoqi përsëri këpucën, por këtë herë e përplasi në fushë.

Salernitana ka bërë tri fitore radhazi dhe ka ndezur shpresat e qëndrimit në Serinë A, që deri pak kohë më parë ishin të fikura. Frederik Veseli ka luajtur pak gjatë këtij sezoni edhe për shkak dëmtimesh. Sot ai nuk ishte i grumbulluar me skuadrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë