Gazeta Si – Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë fundjavës, pasi i kanë ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore në këmbim të shmangies së gjobave apo bllokimit të mjetit.
Sipas policisë, në rrugën “Asim Vokshi”, është ndaluar një drejtues mjeti që ishte duke përdorur aparatin celular gjatë lëvizjes me mjet.
Gjatë kryerjes së veprimeve, drejtuesi i mjetit, shtetasi E.Sh., 26 vjeç, i ka ofruar punonjësit të policisë një shumë parash, për këtë shmangur masën administrative për shkeljen e kryer.
Po ashtu, raportohet se “Rrugën e Kavajës”, është ndaluar një shtetas që po drejtonte një mjet me xhama më të errësuar se norma e lejuar.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit, rezultoi që këtij shtetasi i ishte pezulluar leja e drejtimit për një shkelje tjetër.
Për të shmangur ndëshkimin administrativ, drejtuesi i mjetit, shtetasi S.Ç., 27 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.
Ndërkohë, një 30-vjeçar është kapur duke u futur me makinë me semafor të kuq, kurse një tjetër duke përdorur celularin në zonën e Laprakës.
Të dy ata sipas policisë kanë tentuar të korruptojnë efektivët e Rugores, por pa rezultat. Në këmbim kanë marrë prangat.
Në fud, Në bulevardin “Zhan D’Ark”, është ndaluar një drejtues mjeti që po qarkullonte pa vendosur rripin e sigurisë. Shtetasi L.A., 23 vjeç, i ka ofruar punonjësit të policisë, një shumë parash, për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



