Gazeta Si – Një 34-vjeçar me iniciale A.R., është vënë në pranga, pasi ka tentuar të vidhte një shumë parash në spitalin e Gjirokastrës.
Policia thotë se një shtetas po tentonte t’i vidhte një shumë parash recepsionistes, nën kërcënimin e një sendi të fortë.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një send plastik (pistoletë lodër).
Ndaj A.R., rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.