Ja ku vjen edhe surpriza e parë e madhe e këtij Europiani: Holanda në shtëpi. Pas atyre tri ndeshjeve në grup, ku tregoi një nivel të lartë me tri fitore, skuadra holandeze është mundur 0-2 në fazën e 1/8-ve nga Çekia, që është kualifikuar për në çerekfinale falë golave të Holes dhe Shik. Futbolli prandaj është i bukur, sepse ka edhe surpriza, jo gjithmonë fiton më i miri.
De Ligt's red card. pic.twitter.com/qDXE96sLn5
— Prime. (@TrashTalkMVP) June 27, 2021
Në “Pushkash Arena” të Budapestit kanë festuar çekët, që tashmë do të ndeshen me Danimarkën në çerekfinale, me shanse reale për të shkuar edhe më larg. Pjesa e parë ishte përgjithësisht e ekuilibruar. Momenti vendimtar i ndeshjes ishte minuta e 55-të, kur De Ligt u ndëshkua me karton të kuq pas pamjeve të para në monitorin e VAR-it. Mbrojtësi i Juventusit ndaloi topin me dorë, duke penguar sulmuesi Shik të dilte përballë portierit. Arbitri rus Karasev i dha filimisht të verdhë, më pas u korrigjua nga VAR-i.
Holes scores to put the Czech Republic ahead... 20min to go.
— Prime. (@TrashTalkMVP) June 27, 2021
____________#NEDCZE pic.twitter.com/aBnYydtdb1
Ishte momenti që i dha ndeshjes një rrjedhë tjetër, pavarësisht lëvizjeve të shpejta të bëra nga stafi holandez. Në minutën e 68-të Çekia kaloi në avantazh me Holes, që shënoi me kokë dhe i dha një goditje tjetër të fortë Holandës në inferioritet numerik.
Kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë, Patrik Shik shënoi edhe golin e dytë me një goditje të saktë në zonë. “Tulipanët” në tapet dhe çekët në delir. Tashmë kritikat ndaj trajnerit de Boer do të jenë edhe më të ashpra pas këtij eliminimi të papritur.
Holandë-Çeki 0-2
Holanda (3-5-2): Stekelenburg, De Vrij, De Ligt, Blind (Timber), Dumfris, De Ron (Veghorst), Uijnaldum, F.De Jong, Van Anholt (Berghuis), Malen (Promes), Depai. Trajner: De Boer
Çekia (4-2-3-1): Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Kaderabek, Holes (Kral), Souçek, Masopust (Jankto), Barak (Sadilek), Sevçik (Hlozek), Shik (Krmençik). Trajner: Silhavi
Arbitër: Karasev (Rusi)
Shënues: Holes 68’, Shik 80’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.