Futboll

Video/ Super Strakosha nuk mjafton për Lacion, Interi bën ‘mrekullinë’ e tetë

Lacio e Strakoshës dhe Hysajt është dorëzuar përballë Interit, që pas fitores 2-1 ka marrë sërish kryesimin e Serisë A, duke kaluar me një pikë Milanin, madje edhe me një ndeshje më pak.

Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha, ka bërë një ndeshje shumë të mirë, pavarësisht dy golave të pësuar. Ai e mbajti në lojë Lacion deri në fund me të pkatën dy pritje vendimtare. Strakosha ka marrë vlerësime të larta nga shtypi italian, që i ka vendosor notën 7.

Për Lacion Strakosha sigurisht që ishte më i miri në fushë, por edhe nga lojtarët e Interit notë më të lartë ka marrë vetëm Bastoni (7.5). Hysaj, i cili u ndërrua në minutat e fundit, ka marrë notën 5.5, çka tregon se paraqitja e tij ishte e dobët.

Interi ndërkohë e ka nisur 2022-shin me një fitore të rëndësishme. Skuadra e Inzagit triumfoi në “San Siro” me golat e Bastonit dhe Shkriniar, ndërsa për Lacion barazoi përkohësisht Imobile. Për Interin ishte fitorja e tetë radhazi në kampionat dhe kuotat e titullit po rriten ndjeshëm për zikaltrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë