Gazeta Si – Lacio ka fituar 3-4 një ndeshje dramatike në fushën e Specias, ku vendosi një gol i Açerbit në minutën e fundit. Në fushë ishin protagonistë edhe dy kuqezinj, Rei Manaj dhe Tomas Strakosha, të dy titullarë. Në fund fati ishte me portierin e Kombëtares ndërkohë që mungoi Elseid Hysaj.

Skuadra e Sarrit nuk dorëzohet për Europën, tri herë iu përgjigj avantazhit të vendësve, për të marrë në fund 3 pikët me golin e mbrojtësit të qendrës. Specia shënoi fillimisht me Amian dhe pastaj me Agudelo dhe Hristov. Për Lacion shënuan Imobile me penallti, autogoli i Provedel, Milinkoviç-Saviç dhe i kritikuari Açerbi.
Pas kësaj fitoreje, Lacio mban vendin e 5-të në renditjen e Serisë A. Për dy kuqezinjtë, Manajn dhe Strakoshën, nuk ishte një mbrëmje pozitive. Portieri gaboi në rastin e golit të parë të Specias, duke u ngatërruar me një shok skuadre, kurse sulmuesi nuk u ngjit në nivelin e ndeshjeve të fundit. Manaj dhe Strakosha u vlerësuan me notën 5.5 për këtë ndeshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




