Futboll

Video/ Strakosha bie në shtesë, përmbysje e madhe e Milanit në ‘Olimpico’

Gazeta Si – Tonali mposht Strakoshën dhe rikthen Milanin në vend të parë. Goli i mesfushorit italian në kohën shtesë i ka dhënë Milanit 3 pikë të arta në një ndeshje, që u komplikua shumë që në startin e saj me golin e Imobilen. Më pas përmbysja e madhe nga 1-0 në 1-2 e kuqezinjve, që kryesojnë me 74 pikë ndaj 72 të Interit.

Tomas Strakosha ishte protagonist i mbrëmjes, filimisht me një karton të verdhë për prekje të topit me dorë jashtë zonës. Një situatë e rrezikshme, që mund t’i kushtonte edhe të kuqin portierit kuqezi. Më pas, sidomos në pjesën e dytë, ai bëri disa pritje të bukura ndaj Leao dhe Rebiç.

Por nuk ishte e thënë që Lacio të merrte pikë në “Olimpico”, sepse Tonali shënoi golin e dytë në shtesë, pas një pasimi të Ibrahimoviç. Lojtari tjetër i Kombëtares, Elseid Hysaj, u fut në fushë si zëvendësues gjatë 10 minutave të fundit.

Milani i përgjigjet kështu Interit, që një ditë më parë mundi Romën dhe mori përkohësisht kryesimin. Kuqezinjtë kanë fituar një transfertë shumë të rëndësishme, që mund të ketë ndikim të madh në garën e titullit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë