Një lojë e denjë për t’u quajtur “derbi” është parë nga të dyja ekipet e Milanos mbrëmjen e së shtunës në San Siro, duke mbajtur gjatë gjithë 90 minutëshit nën ankth tifozeritë e të dyja ekipeve. Të parët që kalojnë në avantazh janë kuqezinjtë me anë të Ibrahimovic. Suedezi shënoi golin e parë në minutën e 13-të. Ibra, i sapo rikthyer, e fitoi vetë penalltinë, por përballë Handanovic humbi vetëm betejën e parë, me portierin që priti penalltinë, por jo goditjen e kthimit, që kaloi Milanin në avantazh.

Ende pa u nisur mirë loja, Ibrahimovic shënoi edhe golin e dytë në minutën e 13-të. Inter që përgjigjet menjëherë pas dy golave të shpejtë të Milan. Romelo Lukaku shënon në minutën e 29, duke rikthyer në lojë të besuarit e Conte, e duke kthyer fantazmat e derbit të fundit në mendjen e kuqezinjve. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë foli thuajse e gjitha për Interin, që dominoi gjatë gjithë kohës, duke kërkuar me ngulm golin, por pa sukses, ndonëse iu afrua disa herë me Lukakun. Zikaltërit fituan penallti në minutën e 76-të, kur Donaruma ndërhyn ndaj Lukakut dhe arbitri akordon penallti. Megjithatë pas konsultimit me VAR, ndryshohet vendimi pasi sulmuesi zikaltër ishte në pozicion jashtë loje më parë.

Në minutat e mbetura nuk kishte asgjë për të shënuar dhe pas 5 minuta shtesë, Milan e sheh veten fitues i një ndeshjeje mjaft të vështirë dhe rikthehen të fitorja në kampionat ndaj Interi pas më shumë se 4 viteve. Me këtë fitore Milan renditet në krye të tabelës, teksa pas 4 javëve të para, kanë marrë maksimumin e pikëve, ndërsa Interi renditet i gjashti me 7 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




