Derbi vishet zikaltër. Interi arriti të fitojë pastër me shifrat 0-3 ndaj Milanit në betejën për javën e 23-të të Serie A, duke mbajtur edhe kreun e renditjes dhe marrë tre pikë shumë të rëndësishme për garën për titullin kampion. Derbi i Madoninnas u vendos nga sulmi shpërthyer i Interit, Lautaro-Lukaku, që i shkaktoi humbjen e dytë radhazi “djallit”, diçka që ndodh për herë të parë në këtë kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 1 goli për Interin, pasi kishte shënuar më parë Lautaro në minutën e 5’. Pjesa dytë nisi me kuqezinjtë më kërkues, teksa flirtuan plot 3 herë me golin brenda 1 minute, por në të treja rastet gjetën një Handanoviç të pakalueshëm.
Kur të gjithë po prisnin golin e barazimit, Lautaro shënoi sërish në minutën e 57-të dhe i dha udhë përfundimisht kësaj ndeshje. Donnarumma reagoi bukur në të 63-tën ndaj goditjes së Lukakut, por nuk mundi të bënte asgjë pak çaste me vonë, kur sulmuesi belg, pas një depërtimi të fuqishëm e goditi topin në shtyllën e parë, duke nxjerrë jashtë loje portierin kuqi. Gjiganti belg përveç 300 golave të shënuara në karrierë me të gjitha klubet që është aktivizuar në karrierën e tij futbollistike si profesionist, ka thyer një rekord të ri me skuadrën zikaltër, bomberi belg ka arritur rekordin e ish-lojtarit të Interit, Benito Lorenci i cili kishte shënuar në 4 derbit rradhazi të Milanos, gjatë vitit 1950.
4 – Prima di Romelu Lukaku, l’ultimo giocatore dell’Inter a segno in quattro Derby di Milano di fila in Serie A è stato Benito Lorenzi, nel 1950. Veleno.#MilanInter #DerbyMilano pic.twitter.com/bGjpHAJ23E
— OptaPaolo (@OptaPaolo) February 21, 2021
Me këtë triumf Interi shkëputet me 4 pikë më shumë se kuqezinjtë, që tashmë rrezikojnë shumë për zonën Champions, pasi kalendari bëhet edhe më i vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




