Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve vendorë, ka ankimuar masën e “arrestit me burg”.
Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Gjici i është drejtuar Apelit për prishje të vendimit të Shkallës së Parë. Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në Gjykatën e Apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
Lidhur me kërkesën për ndryshim mase, pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Pas arrestimit të tij në lidhje me video-skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së Bashkisë Kukës, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar vajzën që shfaqet në video, Alma Kaçin për të realizuar atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.