Nga Gazeta ‘SI’ – Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka tronditur Kosovën. Një infermiere qëllon me shpulla një të grua të moshuar në një qendër private të kujdesit shendetësor të personave të moshës së tretë.
Videoja është hedhur në rrjetet sociale nga këngëtarja kosovare Kaltrina Zenelaj dhe më pas është bërë objektet i reagimeve të shumta politike dhe të vetë opinionit.
Infermerja që shihni në këtë video shfaqet duke qëlluar të moshuarën që vuan nga humbjes e memories dhe ndërsa koleget e saj qeshin në mënyrë të paturpshme për aktin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dhe vetë infermieret e kanë filmuar atë. Infermerja Aurona Pelaj është ajo personi që e ka goditur. Gruaja e moshuar rënkon në të qara, ndërsa infermieret qeshin dhe tallen madje dhe i vendosin shqelmat.
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulmi’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se dy të dyshuara janë ndaluar për 48 orë.
Ndërsa Shtëpia e pleqve “Orenda” publikoi një vendim të mërkurën ku thotë se një ditë më parë (të martën), ka suspenduar nga puna infermieret A.P., A.R., R.K. dhe G.N., për shkak të sulmit ndaj të moshuarës.
“Orenda”, shkroi në Facebook se A.P. u suspendua për ushtrim të dhunës, e tri të tjerat “për faktin se kanë qenë në ndërrim bashkë me A.P., por nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




