Syri i Kaltër është i shpallur monument i natyrës në Shqipëri. Është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla, i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Ka një thellësi më shumë se pesëdhjetë metra. Disa zhytës kanë zbritur deri më pesëdhjetë metra madje. Është një nga pasuritë dhe destinacionet turistike në vend. Autoritetet kanë vendosur që atje të mos lahet askush që e viziton.
Por ndërkohë që tabelat janë qartë të kuptueshme si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze, se nuk lejohet të lahesh në Syrin e kaltër në Delvinë, kjo video e postuar në Facebook tregon dhjetëra turistë, vendas dhe të huaj të cilët nuk duan që tia dinë. Ata madje as nuk dëgjojnë thirrjet e një të riu për të dalë nga uji, kur i tregon se kjo gjë nuk lejohet.
Një pasuri që shkatërrohet nga vetë njerëzit, ndërsa nga institucionet e ngarkuar për ta mbrojtur këtë monument të natyrës nuk ka asnjë reagim, por asnjë person të vendosur atje që të mos lejojë këtë dyndje turistësh, kur autoritetet e kanë marrë këtë vendim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.