Ngjarje

Video / Si tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, ‘dritat sizmike’ shfaqen edhe në Turqi. Miti dhe shpjegimi i tyre

Gazeta Si - Disa video të postuara në rrjetet sociale dhe më pas të shpërndara nga qindra njerëz në mbarë botën, tregojnë vetëtima në qiell gjatë tërmetit që goditi Turqinë qendrore.

Nga kamerat e sigurisë, shihet edhe momenti i shfaqjes së një drite në qiell, e cila është e ngjashme me tërmete të tjera, siç është për shembull ai i 26 nëntorit 2019, i cili goditi Shqipërinë, duke shkaktuar 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Shumëkush ka menduar për vetëtimat, të cilat sipas një legjende shekullore, do të shiheshin pikërisht gjatë një tërmeti.

Kohë e keqe

Ka disa faktorë që, të paktën në këtë rast, do të ndihmonin në shëputjen e lidhjes midis rrufesë dhe tërmeteve.

E para: në zonë – siç tregojnë hartat e motit – në momentin e goditjes kishte një front të madh të motit të keq me shi, borë dhe vetëtima.

Me pak fjalë, goditjet elektrike kishin filluar prej disa kohësh. Siç raportohet nga studimet shkencore, rrufeja ka një kohëzgjatje prej 10-50 mikrosekonda, ndërsa "dritat sizmike" do të zgjasin rreth 0.5 sekonda.

Qarqet e shkurtra

Një tjetër shpjegim, është për shkak të pasojave të tërmetit në sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Në zonë, sipas mediave lokale, ka pasur disa qarqe të shkurtra nga termocentralet dhe pajisje të lidhura ose sisteme të tjera të teknologjisë së lartë të shpërndara në të gjithë zonën.

Shkenca

Në qendër të vëmendjes, në këtë rast, janë të ashtuquajturat “telluric lights” (që në anglisht kanë akronimin “Eql”, pra dritat e tërmetit).

Disa i shpjegojnë ato me energjinë që del nga nëntoka për shkak të fërkimit të fortë të pllakave tektonike, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka të bëjë fare me tokën, por janë dritat e telave të energjisë elektrike apo transformatorëve që bëjnë masë për shkak të lëkundjeve të forta.

Sipas ekspertëve të ndryshëm - shpjegon Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (Usgs) - deri më sot nuk ka asnjë provë të sigurt që i lidh këto drita me tërmetet, edhe sepse nuk ka qenë kurrë e mundur të përjashtohet mosfunksionimi i termocentraleve të shkatërruar nga lëkundjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë