Ka ndodhur

Video/ ‘Shtëpi bari’ në Kukës, por brenda nuk kishte njeri

Gazeta Si – Një banesë në Kukës ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Gjatë operacionit të koduar “First”, policia zbuloi se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba.

Në momentin e ndërhyrjes nuk kishte njeri në banesë, por u zbulua se si ambienti ishte shndërruar në ‘shtëpi bari’.

Në kërkim janë shpallur pronari i banesës, i identifikuar si Kastriot Hasanaj, 51 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, i identifikuar si Hasan Spahiu, 28 vjeç.

Ata kishin mbjellë 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë