Futboll

Video/ Shtatë fitore radhazi, Interi i Inzagit një makineri perfekte

Me një gol të holandezit Dumfries pas 30 minutash lojë, Interi ka mundur sot 1-0 Torinon në “San Siro”, në ndeshjen e fundit të vitit, ku ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi.

Fillimi i ndeshjes ishte i mirë për Torinon, që iu afrua golit me Pjacën. Pastaj, pas një kundërsulmi, ka ardhur goli i zikaltërve, që mban firmën e holandezit Dumfries, i cili realizoi me një diagonaleje precize.

Në pjesën e dytë Torino u përpoq të barazonte, por Interi u mbrojt me shumë kujdes dhe në fundin e ndeshjes goditi shtyllën me Aleksis Sançez. Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzagi duket një makineri, që funksionon në mënyrë përfekte. Interi kryeson Serinë A, me 46 pikë, i ndjekur nga Napoli dhe Milani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë