Gazeta Si – Disa dhjetëra orë të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, janë sekuestruar në dy dyqane në Tiranë, të cilat i shisnin këto produkte pa faturë tatimore.
Gjatë aksionit të koduar “Sahati”, policia e Tiranës arrestoi edhe dy administratorët e dy dyqaneve, D.S., 52 vjeç dhe K.Z., 44 vjeç.
Në njërin prej dyqaneve, i paregjistruar në organet tatimore, u sekuestruan 195 ora të markave të shtrenjta dhe 19 palë syze, ndërsa në dyqanin tjetër u sekuestruan 33 ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5.100 euro, 2.000 dollarë dhe 121,400 lekë të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë që mbulojnë zonat ku janë dyqanet, mbi dyshime për moskryerje të detyrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



