Gazeta Si – Barcelona është shfryrë si një tullumbace brenda pak ditësh. Katalanasit, pas fitores në “El Classico” ndaj Realit, u duk se ishin rikthyer fuqishëm, por në mënyrë të befasishme kanë pësuar 2 humbje në fushën e tyre.
Pas eliminimit nga Eintraht Frankfurt ne Ligën e Europës, me atë humbje 2-3, Barcelona ka marrë një goditje edhe në kampionat, ku u mund 0-1 nga Kadizi. Katalanasit hasën vështirësi dhe rrezikuan disa herë të pësonin që në pjesën e parë. Lukas Perez vendosi ndeshjen me një gol të shënuar në fillim të së dytës, kur mposhti Ter Shtegen.
Lojtarët dhe drejtuesit e Barcelonës tashmë duhet ta harrojnë ëndrrën e kalimit të Realit, që ka shkuar në +15 pikë. Katalanasit qëndrojnë ende në vend të dytë, bashkë me Seviljen dhe Atletikon. Ata janë ndalur pas 7 fitoreve radhazi në kampionat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.