Gazeta Si – Katër persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, nën dyshimin se kanë dhunuar dy bashkëpronarë të një sipërfaqje toke, e cila ndodhet në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Policia tha se në pranga kanë rënë: Endri Allushi 28 vjeç, Erald Basha 31 vjeç, Ervin Topi 42 vjeç dhe Ardian Shera 44 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim Emiljan Topi, 37 vjeç, i cili pretendon se është pronari i tokës. Të arrestuarit janë shokë të 37-vjeçarit, i cili thotë se është pronar i tokës në zonën pranë Rrugës së Elbasanit.
Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur disa persona dhunojnë njërin prej 2 bashkëpronarëve. Pas kësaj ngjarje L.H dhe A.C kanë bërë denoncimin në polici.
Sipas informacioneve zyrtare, kallëzuesit deklaruan se e kishin blerë tokën në vitin 2021 nga një shtetas tjetër, por janë përballur me pretendime të paligjshme dhe sjellje të dhunshme nga ana e pesë personave, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion për ta marrë në zotërim këtë pronë. Të gjithë personat janë banues në fshatin Nikël të Krujës dhe rezultojnë shokë me njëri-tjetrin.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.