Gazeta Si – Dy persona janë proceduar penalisht në Kakavijë, pasi po tentonin të kalonin një shumë të konsiderueshme parash nga Shqipëria në drejtim të Greqisë në dy raste të ndryshme.
Sipas policisë kufitare, në dy raste janë sekuestruar në total një vlerë prej 47 mijë eurosh. Ata i kishin fshehur paratë në automjete dhe në çantë.
Kështu, në rastin e parë një shtetas grek u ndalua, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 30 mijë euro të fshehura, të cilat ai po tentonte t’i kalonte përtej kufirit shqiptar.
Ndërkohë, rasti i dytë ishte ai i një 53-vjeçari shqiptar, banues në Tepelenë, të cilit i janë gjetur gjatë kontrollit në çantën e tij 17 mijë euro, shumë, të cilën ai kërkoi ta nxirrte nga vendi ynë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rasteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



