Trajneri Edi Reja ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Anglinë, që luhet më 12 nëntor në Londër.
Në këtë seancë kanë munguar 4 nga futbollistët që janë në listë, por situata nuk është shqetësuese. Kumbulla dhe Balaj duhej të mbërrinin gjatë pasdites dhe nuk mund të ishin gati për stërvitje.
Tomas Strakosha nuk është stërvitur me pjesën tjetër, sepse ka ndjerë një shqetësim në gju dhe ka bërë testet e nevojshme mjekësore. Mungesa e katërt ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë.
Kuqezinjtë do ta vazhdojnë stërvitjen në Durrës, ku trajneri Reja do të provojë skema të ndryshme për ndeshjen me Anglinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




