Derbi i parë sezonal është i Lacios. Sarri mposht 3-2 Mourinjon në një sfidë plot emocione në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Me këtë fitore, Lacio ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe i afrohet me 1 pikë Romës në tabelën e renditjes. Lacio gjen fitoren pas tri ndeshjeve jo të mira, Roma pëson humbjen e dytë në kampionat në këto 6 javë.
Elseid Hysaj ishte i vetmi kuqezi që i përjetoi nga fusha emocionet e veçanta të derbit të Romës, ku Lacio fitoi 3-2. Shkodrani është një titullar fiks në formacionit e Sarrit, në të majtë të mbrojtjes së Lacios. Strakosha dhe Kumbulla qëndruan gjithë kohën në stol, siç ka ndodhur edhe gjatë ndeshjeve të mëparshme, ndërsa Vedat Muriqi u fut në fushë vetëm në minutën e fundit.
Milenkoviç-Saviç shënoi golin e parë në minutën e 10-të, pas një krosi perfekt të Felipe Anderson. Në momentin e shënimit të golit, mesfushori serb mori edhe një goditje në kokë nga portieri Rui Patricio dhe mbeti për disa minuta i shtrirë në fushë. Lacio dyfishoi me një kundërslm të shpejtë të finalizuar nga Pedro. Spanjolli ka hyrë në histori, duke u bërë lojtari i tretë që shënon me fanellat e të dyja skuadrave në derbi.
Ibanjez mbajti Romën në lojë me golin e realizuar me kokë në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Felipe Anderson shënoi golin e tretë, sërishpas një kundërsulmi vrastar të Lacios. Por Roma u fut përsëri në lojë, duke shkurtuar diferencën në 3-2 me Veretu me penallti.
Pepe Reina ishte një nga më të mirët e ndeshjes. Portieri spanjoll ka treguar se jo më kot ia ka marrë vendin Strakoshës. Ai u bë disa herë shpëtimtar i porëts së Lacios, duke u mohuar golin Zaniolos dhe Shomururdov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




