Kosova e ka mbyllur me një barazim fazën e eliminatoreve të Botërorit të Katarit, ku ka bërë një paraqitje shumë të dobët. Me vetëm 5 pikë në 8 ndeshje, “dardanët” kanë përfunduar të fundit në Grupin B, pasi janë kaluar edhe nga Gjeorgjia.
Ndeshja përmbyllëse me Greqinë, e zhvilluar në Athinë, përfundoi në barazim, 1-1. Një pikë nderi për Kosovën, pasi për renditjen nuk i rregullon asgjë. Grekët shënuan të parët me Masuras në fundin e pjesës së parë, por Kosova gjeti forca për të barazuar.
Amir Rrahmani, pa dyshim lojtari më i mirë i Kosovës, gjeti golin në pjesën e dytë, pas një krosimi në zonë të Zhegrovës. Edhe pse luan në mbrojtje, Rrahmani ka bërë liderin e vërtetë në fushë, duke ndihmuar edhe sulmin dhe duke i dhënë skuadrës një rezultat pozitiv në transfertë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




