Futboll

Video/ Roma ‘shkrin’ Bodon me Xaniolon, Kumbulla i afrohet finales së Tiranës

Gazeta Si – Roma ka përmbysur humbjen 2-1 të ndeshjes së parë me norvegjezët e Bodo Glimt dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës. Italianët kanë fituar 4-0, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim kualifikimin.

Xaniolo ishte njeriu i ndeshjes për Romën, autor i 3 golave në “Olimpico”, ndërsa goli tjetër mban autorësinë e Abraham. Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, e ndoqi nga stoli ndeshjen, pasi nuk u aktivizua asnjë minuta nga trajneri Mourinjo. Ai dhe Roma i afrohen më shumë finales së 25 majit, që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Në gjysmëfinale Roma do të ndeshet me Leiçesterin, që arriti kualifikimin në Holandë, pasi mundi 1-2 PSV-në. PAOK-u i Enea Mihajt është eliminuar nga Olimpiku i Marsejës, që i fitoi të dyja ndeshjet, 2-1 të parën dhe 0-1 të dytën. Plotëson 4-shen gjysmëfinaliste Fejnordi, që fitoi 1-3 në fushën e Sllavias së Pragës.

Liga e Konferencës, gjysmëfinalet
Roma-Leiçester
Olimpik Marsejë-Fejnord


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë