Gazeta Si – Ka përfunduar në barazim 1-1 gjysmëfinalja e parë e Ligës së Konferencës mes Leiçesterit dhe Romës. Pas këtij akti të parë, të dyja skuadrat kanë shanse për të shkuar në finalen e 25 majit, që zhvillohet në “Air Albiania”. Marash Kumbulla edhe këtë herë ishte spektator pa biletë, ai qëndroi në stol gjithë kohën.
Lorenco Pelegrini kaloi Romën në avantazh pas çerek ore lojë. Barazimi i Leiçesterit erdhi në pjesën e dytë, pas presionit të anglezëve. Mançini nuk mundi ta ndalte dot Lukman, i cili arriti ta devijonte topin drejt rrjetësj. Barazimi 1-1 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Romë.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Fejnordit dhe Olimpikut të Marsejës prodhoi më shumë gola. Holandezët fituan 3-2 dhe kanë një avantazh për kalimin në finale. Francezët arritën të rikuperonin për një moment, kur nga 2-0 barazuan në 2-2, por në fund dolën të mundur. Tani kanë edhe ndeshjen e kthimit në dispozicion për të tentuar finale e Tiranës.
Janë zhvilluar sot edhe dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Europës, ku kanë fituar dy ekipet gjermane, Lajpcigu dhe Eintraht i Frankfurtit. Lajpcigu mundi 1-0 Gllasgou Rejnxhërs, kurse Eintrahti fitoi 1-2 në fushën e Uest Hemit. Me shumë mundësi, finalja do të jetë e gjitha gjermane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




