Futboll

Video/ Rikthim i tmerrshëm për Strakoshën, autogoli komik bën xhiron e botës

Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha, është bërë sot protagonist negativ, pas një autogoli komik në Ligën e Europës ndaj Gallatasarajit, që në pak minuta ka bërë xhiron e botës. Strakosha rikthehej titullar me Lacion pas një kohe të gjatë dhe me këtë veprim të fundit trajneri Sarri, që ishte në dilemë për ta aktivizuar apo jo nga minuta e partë, me siguri nuk do ta falë.

Në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 0-0, portieri kuqezi i ka shtanguar të gjithë, duke e dërguar topin në rrjetën e tij. Laxari është përpjekur të largojë topin, që është ngritur lart, duke mbetur në zonën e Strakoshës dhe “gardiani” shqiptar e ka katranosur keq, duke gabuar trajektoren, edhe pse ishte i vetëm. Një gabim që peshon shumë.

Nuk është çështje fati në këtë rast. Ky gabim foshnjarak i Strakoshës vërteton qartë se qëndrimi në stol e ka bërë të humbë jo vetëm reflekset e lojës, por edhe besimin në vetvete. Në Kombëtare Reja ka preferuar Berishën si portier të parë, por i dha mundësinë edhe Strakoshës të luante ndaj San Marinos, ku në fakt ai ishte spektator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë