Futboll

Video/ Rei Manaj vulos fitoren e Specias, gol me peshë nga sulmuesi kuqezi

Gazeta Si – Rei Manaj ishte sot protagonist në fitoren 2-0 të Specias kundër Kaljarit në javën e 29-të të Serisë A. Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke vulosur një fitore shumë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Manaj nuk e nisi titullar këtë ndeshje, ai u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Mota dhe 6 minuta pasi kishte hyrë në fushë realizoi me një veprim tipik të një sulmuesi zone: kontroll i mirë i topit, rrutullim dhe gjuajtje precize. Pastaj edhe një karton i verdhë për heqjen e fanellës pas golit.

Ishte një gol me peshë në një ndeshje shumë delikate për Specian, që vinte pas 4 humbjesh radhazi, ndërsa tani është ngjitur në kuotën e 29 pikëve, duke iu larguar zonës së ftohtë të rënies.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë