Real Madridi mori një fitore të jashtëzakonshme, duke mundur në ndeshje direkte Barcelonën. Një ndeshje e hapur, me Barcelonën që dominoi totalisht pjesën e parë, ku Lionel Mesi dhe Antuan Grizman nuk shfrytëzuan mirë rastet përpara portës.

Vinicius me një aksion spektakolar dhe Mariano Diaz në minutat shtesë vulosën fitoren e rëndësishme. Me këtë rezultat, Los Blancos ndodhen në vend të parë të renditjes, 1 pikë më shumë se Barcelona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




