Futboll

Video/ Real Madrid fiton derbin me Atletico e ngushton distancën

Ndeshja e madhe e javës së 13 e La Liga ka përfunduar me triumfin e Real Madrid, 2-0 në derbin kryeqytetas kundër Atletico Madrid. Në Valdebebas të besuarit e Zidane kanë mposhtur Colchoneros e tani e shohin më pranë kreun e klasifikimit, që mbahet pikërisht nga skuadra e Simeondes me 3 pikë avantazh.

Casemiro zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë. Braziliani kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi me kokë pas krosit të Toni Kroos nga këndorja. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 63-të. Goditje potente e mbrojtësit Carvajal dhe autogol i portierit Olbak.

Një mbrëmje e veçantë për Sergio Ramos, kapiteni e “Los Blancos”. Mbrojtësi spanjoll regjistori derbin e 43-të, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura në sfidat Real-Atletico. Në ndeshjet e tjera, Sevilla kalon 1-0 në Getafe: autogol i Etxeita e vendi i pestë në renditje. Huesca mposht me të njëjtin rezultat Alaves, ndërsa barazim interesant mes Valencias e Athletic Bilbaos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë