Gazeta Si – Një rast i rrallë, ndoshta ndodh për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar. Sfida e mbijetesës mes Kastriotit dhe Skënderbeut ka nisur me dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.
Ajo që e bën unikal këtë rast ka të bëjë me faksin se kartonët janë dhënë nga arbitri ndërkombëtar Juxhin Xhaja pa dalë skuadrat në fushë, në momentin që ato dolën nga tuneli i stadiumit të Kamzës.
Bekim Dida i Kastriotit dhe Melos Bajrami i Skënderbeut, pas një momenti tensioni mes tyre në tunel, teksa po dilnin në fushë, e kanë mbyllur ndeshjen pa e nisur atë, pasi kanë parë para syve kartonin e kuq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




