Pas ngritjes së Bordit të Administrimit të Çmimeve të Ushqimeve bazë, kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryen një kontroll në një nga marketet e lagjes.
Rama u shpreh se e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm. Sipas kreut të qeverisë, marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal.
“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, tha Rama.
Ndërkohë menaxheri i një prej rrjeteve të marketeve në Tiranë tha gjatë bisedës me Ramën tha se po përpiqen që çmimet e artikujve bazë që janë edhe më të ndjeshëm për njerëzit të jenë në të njëjtën linjë me situatën.
“Shqetësimin e kryesor e kemi tek artikujt bazë për ato familje që nuk kanë mundësi të blejnë produkte të markave të shtrenjta por kanë nevojë që të blejnë miell oriz vaj produktet bazë…”, tha Ibrahimaj.
Ajo që Rama dhe Ibrahimaj vërejtën gjatë kontrollit të çmimeve të produkteve bazë ishte një rritje e tyre, psh makaronat ishin rritur me 20 deri në 30% nga cmimi fillestar, orizi gjithashtu dhe artikujt import kishin pasur rritje, ndërsa ishin reklamuar edhe oferta që për Ramën përktheheshin në ulje çmimi si psh për sheqerin dhe miellin.
“Edhe kjo ulje ka rëndësi sepse këto janë gjerat që kemi kërkuar ne. Ne nuk mund të kërkojmë që të dëmtohen furnizuesit, e rëndësishme është që të mos ketë abuzime”, tha Rama ndër të tjera.


Rama bisedoi edhe me tregtuesit e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit për situatën e krijuar “Kjo është një fazë vështirësie për të gjithë, edhe për ju, pavarësisht se është tendenca komplet e gabuar që t’i hidhet gjithë faji prodhuesve, furnizuesve, tregtarëve, por nga ana tjetër, duhen mirëkuptuar dhe njerëzit që kanë gjithë këtë stres. Atë që ne mund dhe duhet të bëjmë është të mos lejojmë abuzimet sa të mundemi, se çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të mos ndjeheni në vështirësi dhe të nxirrni një minimum fitimi, por jo për të shfrytëzuar rastin e për të nxjerrë fitime që nuk janë as në kohë normale. Ndaj kemi bërë Bordet për Ushqimin dhe Karburantet. Prapë është rritur karburanti në bursë, këto janë gjëra që ne nuk i frenojmë dot, do reflektohen tek cmimet, por nga ana tjetër, duhet të jeni shumë solidarë që të mos përfitojmë në kurriz të njerëzve që këto janë bazë”, tha Kryeministri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




