Ka ndodhur

Video / Prej 9 orësh të bllokuar në një gropë, shpëtohen 4 turistët në Himarë

Gazeta Si - Katër turistë që ishin bllokuar në malin e Palikonjës në Himarë, janë shpëtuar nga forcat policore dhe të ndihmës së shpejtë. Kërkimet kanë zgjatur rreth 9 orë, pasi turistët ishin të izoluar në një gropë. 

Mësohet se bëhet fjalë për 4 turistë anglezë dhe italianë, që kishin mbetur të bllokuar në mal që prej orëve të mesnatës.

Njëri prej tyre është plagosur në kokë si pasojë e rrëzimit dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Policia është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar.

Pas 9 orësh kërkimi nga një grup i Delta Force, shërbimi i zjarrfikëses dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ku kishin mbetur të bllokuar, janë nxjerrë dhe më pas transportuar me mjetin e ambulancës, në spitalin e Himarës, për kontroll mjekësor.

Pas kontrollit mjekësor fatmirësisht gjendja e turistëve paraqitet e mirë dhe të gjithë ndodhen në vendin ku ishin akomoduar. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë