Gazeta Si – Albert Ostreni është arrestuar nga policia 3 ditë pasi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Renaldo Mejdani, 23 vjeç në Tiranë.
Ai u kap nga forcat e Komisariatit Nr.4 të Policisë së Tiranës, i fshehur në një banesë në rrugën “Teki Selenica” në zonën e Freskut.
Bashkë me të u arrestua edhe Fatmir Gega 46 vjeç, pronari i shtëpisë ku fshihej Ostreni.
Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, pasi në banesë iu gjet një dorezë metalike grushti.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe 45-vjeçarja E.K., e akuzuar për përkrahje të autorit të krimit, pasi ndihmonte 49-vjeçarin, duke i dërguar ushqime në banesën ku strehohej.
Në momentin e arrestimit, Albert Ostrenit iu gjet edhe një sasi kokaine dhe 2 shufra metalike si të policisë.
Mbrëmjen e 23 gushtit, Albert Ostreni qëlloi me pistoletë fqinjin 23-vjeçar Renaldo Mejdani duke e lënë të plagosur.
Ai u largua nga vendngjarja dhe u arrestua vëllai i tij dhe një 39-vjeçare me iniciale O.I., të cilët e ndihmuan të largohej.
Ndërkohë, policia vijon punën për gjetjen e armës së përdorur për kryerjen e krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




