Futboll

Përshëndetje fashiste nga kujdestari i shqiponjës, Lacio ndez sërish polemika (video)

Një video që tregon kujdestarin e shqiponjës te klubi i Lacios, duke bërë përshëndetjen fashiste, ka shkaktuar polemika të forta së fundi në Itali. Një qëndrim të ashpër kanë mbajtur drejtuesit e komunitetit ebre, pasi kanë parë imazhet e krahut të shtrirë drejt tifozëve lacialë, me kore për Duçen nga ana e kujdestarit të shqiponjës Olimpia, simbol i Lacios.

Një reagim i shpejtë dhe i qartë ka ardhur nga presidentja e Uniononit të komuniteteve ebraike italiane, Noemi Di Senje. Pasi ka parë videon shokuese, ku Juan Bernabè, kujdestarit spanjoll i shqiponjës së Lacios, i drejtohet sektorit të ultrasve me përshëndetjen romane, ajo ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruan:

“Përpara këtyre gjesteve me simbolikë dhe ideale fashiste, nuk mund të ketë tolerime. Sjellja e kujdestarit të shqiponjës Olimpia të Lacios, që duket qartë në një video tashmë të bërë virale, nuk lë vend për dyshime. Duhet ndërhyrë urgjent nga ana e klubit dhe Federatës. Duhen larguar menjëherë fashistët dhe ata që urrejnë nga bota e futbollit. Një urrejtje që nga fusha e futbollit kalon pastaj në çdo fushë”.

Nuk është hera e parë në fakt që Lacio krijon probleme të kësaj natyre, por deri tani protagonist kanë qenë një grup ultrasish të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë