Bota

Video / Përplaset autokolona e sigurisë së Joe Biden, reagimi i presidentit pas incidentit

Gazeta Si – Një makinë goditi një fuoristradë të shërbimit sekret që ruante autokolonën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ndodhi më 17 dhjetor në Wilmington, në shtetin e Delaware, ndërsa Joe Biden po largohej nga selia e tij e fushatës zgjedhore së bashku me bashkëshorten, Jill. Policia ndaloi burrin që drejtonte mjetin dhe e urdhëroi të ngrinte duart lart.

Numri një në Shtëpinë e Bardhë mbeti i padëmtuar dhe së bashku me gruan e tij Jill Biden u dërguan në shtëpi.

Biden e pa skenën me një shprehje të habitur dhe më pas u shoqërua në makinën e tij i rrethuar nga agjentë në rezidencën e tij në Delaware. Nuk janë zbardhur ende rrethanat e aksidentit.

Pamjet televizive treguan agjentë të shërbimit sekret që shoqëronin Biden në makinën e tij pas përplasjes. Makina e cila pësoi dëmtime në parakolp, u rrethua shpejt nga oficerët e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë