Futboll

Video/ Përleshje të tmerrshme mes tifozëve në Meksikë, dyshohet për viktima

Imazhe të tmerrshme vijnë nga Meksika, ku një ndeshje futbolli duket se është kthyer në një tragjedi, pas një përleshjeje masive mes tifozëve. Dyshohet për viktima, por nuk ka raportime të qarta.

Moment nga dhuna ne stadium. Gazeta Si, 6 mars 2022

Ndeshja mes Queretaro dhe Atlas është pezulluar pas skenave të frikshme të dhunës, që nisën fillimisht në shkallët e stadiumit “Corregidora” dhe më pas vazhduan edhe në fushën e blertë. Në minutën e 63-të tifozët ndërprenë lojën në fushë dhe nisën një sherr masiv brutal.

Arbitri Fernando Guerrero e ndërpreu ndeshjen për sigurinë e tifozëve dhe lojtarëve. Ende nuk janë bërë të qarta pasojat e akteve të dhunës. Në fillim u raportua për një bilanc prej 17 viktimash, por më pas ky lajm u përgënjeshtrua. Një raport zyrtar flet për 44 persona të plagosur, 2 në gjendje të rëndë dhe asnjë të vdekur, por edhe për këtë ka shumë dyshime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë