Duhej të vinte java e tetë e kampionatit që Partizani, një nga pretendentët për titull, të regjistronte fitoren e parë. Të kuqtë kanë mundur 0-2 Kastriotin, duke dhënë një sinjal se mund ta kenë kaluar krizën. Ata janë ngjitur në kuotën e 8 pikëve, por mbeten ende në katet e poshtme ta tabelës së klasifikimit.
Emiljano Musta shënoi golin e parë për Partizani me një goditje dënimi nga distanca. E majta e tij ishte e saktë dhe topi përfundoi në rrjetë. Në pjesën e dytë Kastrioti pati disa momente të mira, por pa mundur të barazonte. Skuadrës së Dajës iu anulua nga VAR-i një gol për pozicion jashtë loje çerek ore para fundit.
Goli i dytë mban firmën e mesfushorit vlonjat Rrapaj, i cili mbylli llogaritë në kohën shtesë. Partizani ka nisur ngjitjen, kurse krutanët mbajnë vendin e fundit në tabelë, në kuotën e 5 pikëve. Gjatë pjesës së parë të kësaj ndeshjeje pati edhe një moment paniku, pasi Herald Marku i Partizanit dhe Spartak Ajazi i Kastriotit u përplasën kokë me kokë dhe u dëmtuan.
Ka fituar edhe Laçi, po me rezultatin 2-0 ndaj Teutës, kampiones në fuqi. Mazrekaj në pjesën e parë dhe Guindo në fund janë autorët e golave për kurbinasit në këtë ndeshje, ku kanë marrë fitoren e tretë radhazi dhe tashmë ndodhet në kuotën e 11 pikëve, duke parakaluar disa rivalë. Teuta vuajti shumë në këtë ndeshje, që e mbylli me 10 vetë, pasi Xhekson u ndëshkua me karton të kuq.
Abissnet Superiore, java e 8-të
Sot
Kastrioti-Partizani 0-2
Laçi-Teuta 2-0
Të shtunën
Skënderbeu-Kukësi 2-1
Tirana-Dinamo 4-0
Të hënën
Egnatia-Vllaznia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




