Inter vazhdon marshimin në Seria A. Në javën e 26-të të kampionatit italian u zhvillua ndeshja e fundit Inter-Atalanta ka përfunduar me shifrat 1-0. Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0, ku Atalanta tentoi disa herë me Freuler por edhe me Gjimshitin që nuk arritën dot të realizonin.
Skuadra e Kontes u shfaq tepër cinike, teksa me gjuajtjen e vetme në portë, ia doli të shënojë dhe të marrë fitoren, e cila e shkëput në krye të renditjes me 62 pikë, 6 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë. Ishte Milan Skrinjar, i cili pas një topi të mbetur në zonë, e gjuan menjëherë për ta ndalur në fundin e rrjetës në minutën e 54’. Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje fenomenale, duke e bërë Lukakun të mos dukej në fushë, duke e neutralizuar plotësisht, kryesisht në pjesën e parë, kur i hoqi belgut dy gola, me ndërhyrjet e tij.
Interi merr kështu fitoren e 10-të radhazi në shtëpi, ndërsa Atalanta pëson humbjen e dytë në transfertë, nga tetori i vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




