Gazeta Si – Një ngjarje e dysuar kriminale në Vlorë është parandaluar nga policia, e cila ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme tritoli prej 500 gramësh, që do të përdorej për shpërthim.
Eksplozivi iu sekuestrua në banesë një 23-vjeçari me iniciale D.S. ,në lagjen “Bashkimi”. Tritoli ishte i montuar në një pajisje me telekomandë, gati për t’u shpërthyer në distancë.



23-vjeçarit iu gjetën në banesë edhe një automatik, një pistoletë me silenciator, një armë gjahu, 38 fishekë luftarakë, 2 uniforma policie dhe një sasi kanabisi. Po kështu, iu sekuestruan edhe 2 celularë dhe makina Volkswagen.
Policia dyshon se 23-vjeçari është pjesë e një grypoi kriminal. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës për identifikimin e personave të tjerë që do të bashkëpunonin me 23-vjeçarin D. S. dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



