Ka ndodhur

Video / Parakaloi në një kthesë të rrezikshme, 32 mijë lekë gjobë për drejtuesin e kamionit

Gazeta Si – Drejtuesi i një kamioni është gjobitur me 32.000 lekë të reja gjobë, pasi ka parakaluar një kamion tjetër në shkelje të plotë të rregullave rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, reagoi këtë të premte pas një videoje të publikuar në media, në të cilën shfaqet një kamion duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në segmentin ku nuk lejohet parakalimi dhe në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

Policia thekson se, Policia Rrugore në Elbasan, ka identifikuar drejtuesin e kamionit, shtetasin A.R., dhe kanë vendosur ndaj tij, masën administrative 32 000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë