Incidenti mes Ljuis Hemiltonit dhe Maks Vershtapenit gjatë Çmimit të Madh të Italisë në Monca do të mbetet me siguri një nga episodet kruçale të Botërorit 2021. Ishte një episod, që mund të kishte pasur një fund dramatik, duke parë që makina Red Bull e holandezit hipi mbi Mercedesin e pilotit anglez. Hemilton ka shpëtuar për mrekulli, falë pjesës mbrojtëse të futur si rregull nga FIA në 2018-ën, që mbron kokën e pilotit nga prapa.
Formula 1 ka shpërndarë një video të re të përplasjes, nga e cila kuptohet lehtë se sa i madh ishte rreziku dhe se çfarë roli vendimtar ka pasur mbrojtësja e përmendur më sipër. Falë imazheve 360° të filmuara nga kamerat e vendosura në makinë, shihet qartë momenti kur goma e pasme e djathtë e RB16B të Vershtapen i shkon shumë afër kaskës së Hemilton, që mbrohet nga “Halo” (kështu quhet kjo pjesë mbrojtëse).
A dramatic new angle on the Hamilton/Verstappen collision#ItalianGP 🇮🇹 #F1 pic.twitter.com/PvN2KGUbbi
— Formula 1 (@F1) September 14, 2021
Video e re tregon një kënd tjetër të incidentit dhe evidenton se si sistemi mbrojtës i makinës i ka shpëtuar jetën pilotit britanik. Hemilton ka ndjerë vetëm dhimbje në qafë dhe për këtë ka kryer një vizitë te një specialist në Nju Jork. Gara e radhës është ajo e 26 shtatorit në Soçi. Për atë që ndodhi, Vershtapen është konsideruar fajtor dhe është ndëshkuar me 3 vende në nisjen e Çmimit të Madh të Rusisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




