Futboll

VIDEO/ Odise Roshi hero me Akhmat, futet nga stoli dhe shënon dopietë

Odise Roshi shpërthen në kampionatin rus me Akhmat. E nis nga stoli dhe shënon dy gola në sfidën ndaj Volgograd, duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së tij në fitoren 3-1. Kur rezultati ishte 1-0, mesfushori shqiptar u fut në fushë në minutën e 35-të. Në minutën e 53-të, fieraku, me një kthesë fantastike brenda zonës, me gjysmë roveshatë shënoi golin që i çoi shifrat në 2-0.

Pas vetëm pak sekondash Rotor ngushtoi shifrat por mendoi sërish Roshi për të vulosur fitoren e skuadrës çeçene me një gol të bukur në minutën e 61-të. Roshi gjithashtu dhuroi dhe asistin për Vladimir Iljin.

https://twitter.com/premierliga_en/status/1296136794757627910

Akhmat renditet në vendin e tetë në renditje, pas 3 javëve të para. Numëron 4 pikë në 3 ndeshje, ku Roshi është një nga shtyllat kryesore të ekipit rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë