Bernard Shaland u shkarkua pak javë më parë nga drejtimi i Kosovës, për shkak të rezultateve zhgënjyese, por asgjë nuk ka ndryshuar me largimin e tij dhe emërimin e sllovenit Primoz Gliha në krye të “dardanave”.
Kosova u mund sot në një ndeshje miqësore nga Jordania në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultatin 0-2. Një humbje në një miqësore nuk është dramë, dramë është ajo çfarë Kosova tregoi në fushë dhe kjo vërteton se problemet e vërteta nuk kanë të bëjnë me stolin, por me sjelljen e futbollistëve.
Jordania, një skuadër shumë më e dobët, shënoi fillimisht në minutën e 18-të me Baha Faisal, ndërsa në pjesën e dytë dyfishoi me Al Daradreh. Edhe me futjen në fushë të Edon Zhegrovës dhe Lirim Kastratit nuk ndryshoi asgjë. Kosova, edhe pse me lojtarë që luajnë në klube të mëdha, si Rrahmani, Muriqi, Rashica etj., bëri një paraqitje turpëruese në këtë ndeshje, ndërkohë që në prag është sfida zyrtare me Greqinë.
Pas humbjes kanë shpërthyer kritikat për skuadrën, duke e vënë theksin te mungesa e respektit për fanellën dhe mendjemadhësia e treguar prej tyre në fushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




