Gazeta Si – Duhet të ketë qenë ndeshja rekord, që përfundoi pak minuta para orës 5 të mëngjesit dhe që la një shije të keqe. Një vendim i thjeshtë i arbitrit nuk mund të shkaktojë dhunë në një turne të rëndësishëm të lojës në çift. Aleksandër Zverev, që luante bashkë me mikun dhe mentorin e tij Marselo Melo, e ka humbur toruan dhe është skualifikuar nga organizatorët e turneut të Akapulkos.
Gjermani dhe braziliani Melo kishin përballë çiftin Glaspol-Heliovara, në një ndeshje që shkoi deri në ‘super tie break’. Zverev dhe Melo ishin në humbje 6-8 kur, një top i kundërshtarëve që gjermanit iu duk jashtë, u konsiderua brenda nga arbitri.
No pretendo discutir con aficionados nuevos al tenis, cada quién tiene en su experiencia su percepción del deporte, pero lo de Alexander Zverev es grotesco e inaceptable, espero que tengan huevos y haya sanción. Si esto lo hace alguien más, lo suspenden.pic.twitter.com/7OkmXUy6wH
— 𝑴𝒂𝒓𝒊𝒐 𝑹𝒊𝒗𝒆𝒓𝒆𝒕𝒕𝒊 (@Riverettii) February 23, 2022
Zverev u nxeh keq dhe kërkoi që arbitri italian Alesandro Xhermani të zbriste nga karrigia dhe të kontrollonte shenjën e topit, qartësisht jashtë, por drejtuesi i ndeshjes e kishte marrë vendimin: ‘match point’ për kundërshtarët. Zverev dhe Melo e humbën ndeshjen dhe Sasha nisi të godiste me raketë karrigen e arbitrit të frikësuar. Zverev u përjashtua menjëherë nga turneu për sjellje antisportive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



